Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta shprehet nga burgu se sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari.

Meta gjithashtu thekson se sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera Meta theksoi se ai nuk do të jetë vetëm fizikisht, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jetë krah të gjithëve në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Reagimi i Ilir Metës

Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.

Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!

Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top