Hapet pikëkalimi Egjipt-Gazë për futjen e ndihmave për palestinezët

Pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës është hapur të shtunën, duke mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare për palestinezët, të cilët kanë mbetur pothuajse pa ushqim, ilaçe dhe ujë në territorin e tyre të rrethuar nga Izraeli.

Më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3.000 tonë ndihma humanitare janë vendosur që disa ditë pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë. Associated Press raportoi se i pa kamionët duke u futur në Gazë.

Izraeli e rrethoi dhe e bllokoi Rripin e Gazës duke e nisur një valë bombardimesh, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit më 7 tetor. Shumë njerëz në Gazë, të cilët nuk kanë mundësi ta hanë më shumë se një shujtë ushqim në ditë dhe s’kanë ujë të mjaftueshëm të pijes, janë duke pritur për ndihmat e shumënevojshme.

Spitalet, po ashtu, kanë nevojë urgjente për furnizime me ilaçe dhe karburant për gjeneratorët e tyre, në përpjekje për t’i shëruar qindra njerëz të plagosur nga bombardimet.

Qindra persona me pasaporta të huaja janë parë, po ashtu, duke pritur për të kaluar nga Gaza në Egjipt, për t’i ikur konfliktit. Më 18 tetor, Qeveria izraelite njoftoi se do ta lejonte futjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, pas vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Tel Aviv atë ditë.

Por, Izraeli – i cili i kontrollon pothuajse të gjitha pikëkalimet e Gazës – theksoi se nuk do të lejojë futjen e ndihmave përmes tokës së vet “derisa të lirohen të gjitha pengjet”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top