Hapen kutitë në qarkun e Dibrës, do rinumërohen votat preferenciale të PD-ASHM

Ka nisur në KAS rinumërimi i votave preferenciale në 42 kuti votimi të qarkut Dibër që do të përqendrohet te votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM. Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar.

Ndërkohë, nga java e ardhshme, pritet të nisë rinumërimi votave për subjektet dhe kandidatëve për qarkun Tiranë dhe Fier, vendim që u mor nga anëtarët e PD në KAS. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaroi se procesi pritet të zgjasë deri në 20 ditë ndërkohë që rezultati në të gjithë Shqipërinë do të certifikohet në mes të gushtit.

KQZ do të finalizojë rezultatin e zgjedhjeve vetëm kur edhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor të jetë shprehur për ankimet. Një ditë më parë, PD çoi në Kolegjin Zgjedhor qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top