Hamburg ngjitet në Bundesliga pas 7 vjetësh, tifozët shkatërrojnë fushën nga qejfi

Pas shtatë vitesh mungesë, Hamburg është rikthyer në Bundesligë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndaj Ulm, të fituar me rezultatin 6-1, shpërtheu një festë e çmendur: tifozët pushtuan fushën e Volksparkstadion, duke krijuar një pamje spektakolare, por për fat të keq, dita e festës rrezikoi të përfundonte në tragjedi për shkak të trazirave që pasuan. Disa persona mbetën të plagosur, dhe për fat të mirë nuk pati viktima, megjithatë një burrë u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Fusha e skuadrës gjermane, që nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet të luajë në elitën e futbollit gjerman, mban ende shenjat e festës së shfrenuar që solli dëme të mëdha në infrastrukturat e stadiumit. Tapeti është i shkatërruar, me gropa të mëdha toke të thatë, dhe çatia mbi stolat e rezervave është shembur nën peshën e tifozëve që u ngjitën mbi të. Po ashtu, në tribunat e stadiumit mund të shihen mbeturina të shumta të lëna pas nga turma, të cilat po pastrohen nga punonjësit e mirëmbajtjes së impiantit.

 

Stadiumi i Hamburgut i shkatërruar pas ngjitjes

Në vitin 2018, gjermanët përjetuan rënien e parë historike në kategorinë e dytë dhe prej atëherë kanë hasur vështirësi për t’u rikthyer në Bundesligë. Mallkimi u thye në javën e fundit të kampionatit që vulosi ngjitjen e Hamburg pas shtatë vitesh dhe ndezi festën e tifozëve. Qindra tifozë kaluan barrikadat duke hyrë në fushë, një spektakël i bukur për syrin, por që mund të kishte përfunduar shumë keq. Shërbimi zjarrfikës konfirmoi se pati shumë të lënduar, disa në gjendje të rëndë, dhe shumë të tjerë u ndihmuan nga ambulancat e pranishme në stadium.

 

Ditë pas festës, fusha e Volksparkstadion gjendej në një gjendje të mjerueshme: pas pushtimit, që shkoi pothuajse deri në dhomat e zhveshjes të mbrojtura nga forcat e rendit, tifozët lanë pas gropa në fushë, e cila tashmë është e shkatërruar dhe e papërdorshme. Por nuk mbaron me kaq: edhe stolat janë të dëmtuar dukshëm, sidomos mbulesat mbrojtëse të tyre, ndërsa tribunat janë të mbushura me lloj-lloj mbeturinash.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top