Hamasi zbulon emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen të shtunën

Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve që do t’i lirojë të shtunën sipas marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Ata janë izraelitë Ofer Kalderon, 53 vjeç dhe Yarden Bibas, 34 vjeç dhe amerikano-izraelitë Keith Siegel, 65 vjeç. Z. Bibas është babai i Kfir, pengu më i ri që ishte 10 muajsh kur u rrëmbye nga Hamasi. Gruaja e tij Shiri dhe djali tjetër i tyre Ariel, katër vjeç, u kapën gjithashtu.

Zyra e kryeministrit izraelit tha se Izraeli kishte marrë listën e pengjeve. Ndërsa Izraeli do të lirojë një grup tjetër të burgosurish palestinezë në këmbim. Ky do të shënojë shkëmbimin e katërt të pengjeve për të burgosur që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar, shkruan BBC.

Rreth 251 pengje u morën nga Hamasi kur sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz. Sulmi shkaktoi një luftë që ka shkatërruar Gazën. Ofensiva ushtarake 15-mujore e Izraelit vrau 47,460 palestinezë në territor, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

Ofer Kalderon dhe Yarden Bibas u morën nga Hamasi nga Nir Oz, ndërsa Keith Siegel nga Kfar Aza. Gruaja e z. Bibas, Shiri, dhe dy fëmijët e tyre, Ariel, pesë vjeç dhe Kfir, dy vjeç, u kapën gjithashtu rob. Fati i tyre nuk dihet. Lirimi i tyre do të çojë në 18 numrin e pengjeve të liruar sipas marrëveshjes së armëpushimit deri më tani.

Shoqata e të burgosurve palestinezë thotë se nëntë të burgosur që vuajnë dënimin e përjetshëm dhe 81 që vuajnë dënime të gjata do të lirohen të shtunën. Katërqind të burgosur palestinezë duke filluar nga ata që vuajnë dënime të gjata për bomba dhe sulme të tjera deri tek adoleshentët e mbajtur pa akuza deri më tani janë liruar në këmbim.

Shumica janë kthyer në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gaza, ndërsa shumë nga shkelësit më të rëndë janë dëbuar. Shkëmbimi më i fundit, i cili u zhvillua të enjten, tregoi pasigurinë e marrëveshjes. Izraeli vonoi për një kohë të shkurtër lirimin e të burgosurve pasi u zemërua nga mënyra se si u trajtuan tetë pengjet ndërsa u liruan.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top