Mëngjesin e sotëm u raportua një aksion i terroristëve të Hamasit afër një pozicioni të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ku synimi dukej se ishte vrasja dhe kidnapimi i ushtarëve. Kjo nuk i doli fort mirë grupit famëkeq terrorist, përcjell Gazeta Metro.
Ky aksion në Khan Younis u vërejt shpejt nga ushtria izraelite, me pjesëtarët e ekipit anti-terror Haruv Recon që reaguan menjëherë duke eliminuar rrezikun.
Sipas asaj që u raportua, 20 terroristë të Hamasit dolën nga një tunel pak metra larg pozicionit të ushtrisë izraelite, me qëllim që të vriteshin e kidnapoheshin sa më shumë ushtarë izraelitë.
Vetëm tre ushtarë të Izraelit u lënduan pak, ndërsa nga ana e terroristëve u vranë 10 pjesëtarë të Hamasit, ku pjesë e aksionit ishin edhe disa dronë dhe avionë luftarakë.
Ndërsa luftimet po vazhdojnë në Gaza, para pak ditësh pati raportime se Hamasi ka pranuar një propozim armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari. Sidoqoftë, Izraeli nuk pritet të pranojë asnjë marrëveshje pa lirimin e plotë të pengjeve, prandaj edhe është aprovuar plani për pushtimin e tërësishëm të Gazës.
BREAKING: Hamas terror squad stopped in Khan Younis
This morning, 20 armed Hamas terrorists burst out of a tunnel just meters from an IDF position. Their goal: massacre soldiers and carry out a kidnapping.
Haruv Recon fighters reacted instantly—eliminating 10 terrorists on…
— Mossad Commentary (@MOSSADil) August 20, 2025