Hamasi shkel armëpushimin, hapet zjarr ndaj automjeteve të ushtrisë izraelite

Një incident ka ndodhur sot në Rafah, ku luftëtarë të Hamasit hapën zjarr ndaj një automjeti inxhinierik të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Si pasojë e sulmit, Forcat Ajrore Izraelite kanë ndërmarrë tre sulme ajrore hakmarrëse në të njëjtën zonë, raportojnë Al-Arabiya dhe gazeta izraelite N12.

Ngjarja përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës, vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që kishte sjellë shpresa për qetësimin e dhunës në Rripin e Gazës.

Zhvillimet në terren janë ndjekur nga afër nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz, të cilët, së bashku me zyrtarë të lartë të IDF, kanë mbajtur një takim urgjent të kabinetit të sigurisë, për të diskutuar natyrën e përgjigjes ushtarake dhe vijimin e operacioneve në Gaza.

Nuk ka ende informacione të sakta për viktima apo dëme materiale nga sulmet ajrore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top