Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është duke zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të diasporës shqiptare në 62 qytete të botës. Gjatë këtij komunikimi virtual, Berisha tha se vendi po përballet me një eksod masiv, ku mbi 1 milion shqiptarë janë larguar vetëm në dhjetë vitet e fundit. Sipas tij, ky trend e çon Shqipërinë drejt reduktimit demografik dhe e rrezikon ekzistencën e saj si komb.
Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike u përball me një hakmarrje nga ekstremi i djathtë. Sipas tij kjo hakmarrje kishte për synim të shpërbënte opozitën dhe ta linte vendin pa alternativë zgjedhjeje.
“Në fakt, në rast se marrim parasysh kaluarin që iu imponua PD-së, përpjekjet për ta zhdukur këtë forcë politike në një hakmarrje të verbër, dhe unë iu them ju se ajo që ndodhi me PD-në ishte verbëria e ekstremit të majtë shqiptar dhe ndërkombëtar, të cilët donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë të vërtetë.
Por ata dështuan sepse edhe në kohërat më të vështira, më kritike, demokratët qëndruan me besimin tek e vërteta.
Pavarësisht se kishin përballë makinerinë politike më gjigante siç ishte administrata e Joe Biden, e kontrolluar nga George Soros jashtë imagjinatës dhe qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës.
Tani ne jemi në prag të fitores.
Kurrë ndonjëherë më afër nuk ka qenë fitorja dhe nuk ka qenë si sot në duart tuaja.
Ndaj të bëjmë çdo gjë që më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit të votojë.”, tha Berisha.