“Hakmarrja” e Vinicius ndaj Rodri, zgjidhet Lojtari i Vitit nga Fifa: ja çmimet

Mbrëmja e çmimeve në Doha (nesër në orën 18:00 sipas orës tonë luhet finalja e Kupës Interkontinentale mes meksikanëve të Pachucas dhe Real Madrid), ku FIFA dha çmimet e saj për më të mirët e vitit 2024, shkoi ashtu si pritej. Vinicius Junior rrëmbeu çmimin The Best of FIFA, si një hakmarrje e vogël ndaj Rodri, i cili disa javë më parë fitoi Topin e Artë.

Spanjolli, në atë rast triumfoi ndaj brazilianit të Real Madrid, duke shkaktuar reagimin e Florentino Perez. Presidenti i fuqishëm i Blancos, pasi mori vesh paraprakisht se ylli i tij nuk do ta fitonte çmimin dhe anuloi udhëtimin e delegatëve të Madrid për në Paris.

ÇMIMET E TJERA
Përveç Vinicius, një tjetër yll i Real Madrid ka triumfuar: Carlo Ancelotti u votua si trajneri më i mirë i vitit. Argjentinasi Emiliano Martinez i Aston Villës fitoi çmimin si portieri më i mirë, kategori në të cilën ishte i nominuar edhe portieri i Milan Mike Maignan.

U votua gjithashtu formacioni më i mirë, i cili u formua kështu: Emiliano Martinez (Aston Villa); Daniel Carvajal (Real Madrid), Antonio Rudiger (Real Madrid), Ruben Dias (Manchester City); William Saliba (Arsenal), Jude Bellingham (Real Madrid), Rodri (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid/ i tërhequr); Lamine Yamal (Barcelona), Erling Haaland (Manchester City), Vinicius (Real Madrid).

Çmimi Puskas për golin e vitit shkoi te Alejandro Garnacho për golin në ndeshjen Everton-Manchester United 0-3 të Premier League, më 26 nëntor 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top