Hakmarrja e Kalulu e shigjetimi për Milan: “Më harruat? I bindur në kualitetin tim”

Juventus del nga fitorja në Leipzig me lajme të mira dhe të këqija. Ndërsa nga njëra anë tre pikët e sjella në shtëpi nga 10 lojtarë japin shpresë, nga ana tjetër bardhezinjtë duhet të merren me infermierinë. Dëmtimet e Nico Gonzalez në sulm dhe Bremer në mbrojtje mbajnë në ankth Thiago Motta dhe tifozët, por tekniku sidoqoftë mund të buzëqeshë falë paraqitjes së shkëlqyer të Pierre Kalulu.

Ish-mbrojtësi i Milan ishte protagonisti i një paraqitjeje monumentale të kompletuar me një bllokim të mrekullueshëm në pjesën e dytë ndaj Musa, që mbajti Juventus në këmbë. Në post-ndeshje në Prime Video, Kalulu i është përgjigjur gazetarit që e pyeti nëse te Milan e kishin harruar: “Ndoshta ti, unë jam gjithmonë i sigurt për cilësitë e mia. Futbolli përbëhet nga ulje-ngritje, por duhet të bësh shumë për t’u siguruar që ato të jenë sa më lart që të jetë e mundur. Kjo është kur beson, atëherë është edhe më e bukur”.

TE MILAN TË PENDUAR
Performanca e mbrëmshme nuk është e para bindëse për 24 vjeçarin dhe tifozët e Juventus tashmë e kanë vënë re. Megjithatë, ata nuk janë të vetmit, sepse edhe te Milan po ndjekin me kujdes lojërat e francezit dhe disa tashmë kanë filluar të pendohen. Në rrjetet sociale ka shumë dyshime për operacionin që solli Kalulu në Juventus dhe nuk mungojnë as sulmet ndaj drejtuesve të kuqezinjve, të akuzuar se ia kanë “dhuruar” një konkurrenti të drejtpërdrejtë.

Në fakt, Juventus iu desh të paguante “vetëm” 3.3 milionë euro për huazimin, ndërsa shlyerja është caktuar për 14. Në fund të sezonit do të jetë në dorën e drejtorit sportiv Giuntoli të vendosë se çfarë do të bëjë, por me këto paraqitje duket e vështirë për të imagjinuar një të ardhme larg Torinos për Kalulu. Për më tepër, falë përshtatshmërisë së tij Thiago Motta po e përdor edhe si mbrojtës krahu, përveç si qendror.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top