Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës, ku është i pandehur për dosjen e hakërrimit të sistemit informativ të Prokurorisë së Posaçme.
Ai u pa teksa hynte në godinë me një çantë të madhe në krah dhe më pas iu nënshtrua kontrollit te hyrja për sende të paligjshme, para se të futej në institucion për seancë në GJKKO.
Ismaili akuzohet bashkë me 2 bashkëpunëtorët e tij Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, për hakerimin e sistemit informatik të SPAK.