Hakerimi i 300 zyrtarëve, Gjermania fajëson Moskën për sulme kibernetike

Qeveria gjermane ka akuzuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë vënë në shënjestër përdorues të platformës së mesazheve ‘Signal’, përfshirë figura të rëndësishme politike dhe institucionale në vend. Sipas burimeve zyrtare në Berlin, që prej muajit shkurt janë regjistruar përpjekje të përsëritura për ndërhyrje përmes skemave “phishing”. Këto tentativa synojnë komprometimin e komunikimeve të politikanëve, diplomatëve, personelit ushtarak dhe gazetarëve.
Autoritetet gjermane vlerësojnë me probabilitet të lartë se këto operacione janë organizuar nga shteti rus ose struktura të lidhura me të. Nga sulmet dyshohet se janë prekur të paktën 300 persona, ndërsa mes tyre përmendet edhe presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner. Po ashtu, mediat raportojnë se ekzistojnë dyshime që sulmi mund të ketë prekur edhe telefonin e kancelarit Friedrich Merz, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top