Hajdutët bastisin shtëpinë e Roberto Martinez: kishte mbi një milion euro bizhuteri

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, dhe bashkëshortja e tij Beth Thompson disa ditë më parë dolën për disa orë; kur u kthyen në shtëpi gjetën, për të përdorur një eufemizëm, një surprizë jashtëzakonisht të pakëndshme. Sepse gjatë atyre orëve të mungesës, hajdutët kanë kryer grabitjen, duke vjedhur orë dhe bizhuteri luksoze me një vlerë prej rreth një milion euro. Policia portugeze po heton. Punë e komplikuar sepse nuk ka imazhe nga kamerat në të gjithë zonën përreth.

Grabitet shtëpia e trajnerit të Portugalisë me vlerë të madhe
Të shtunën e kaluar, Martinez dhe bashkëshortja e tij, që jetojnë në Cascais, qytet i mrekullueshëm pranë Oqeanit Atlantik, jo shumë larg Lisbonës, vendosën të kalonin disa orë relaksi. Ata qëndruan larg shtëpisë rreth katër orë, kohë e mjaftueshme për një bandë hajdutësh që hyri me forcë dhe bëri plaçkitje të sendëve të çmuar: bizhuteri dhe orë me vlerë totale të paktën 800 mijë euro, sipas asaj që raporton Correio da Manhã.

Ndërsa CNN e Portugalisë shkruan se u vodhën dymbëdhjetë orë me vlerë shumë të madhe. Policia nisi menjëherë hetimet. Sipas mediave portugeze, këta hajdutë kishin studiuar grabitjen deri në detaje gjatë javëve të fundit, duke patrulluar zonën dhe lëvizjet e pronarëve. Pasi hynë, ata ranë në çdo dhomë të vilës.

Sipas policisë lokale, grabitja do të ishte kryer nga një bandë e specializuar në vjedhje në prona të nivelit të lartë. Hajtudët hyjnë nga kuzhina, ndërsa vjedhja u zbulua nga rojtari, i cili, pasi përfundoi, me fjalët e tij, punën në bodrum, gjeti shtëpinë të plaçkitur.

Kush është Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë
Trajneri i Portugalisë është spanjoll; bashkëshorten e njohu kur luante në Skoci, Beth Thompson është skoceze. të martuar prej gjashtëmbëdhjetë vitesh, kanë dy fëmijë dhe jetojnë në Cascais që nga viti 2023, kur u emërua selektor i kombëtares. Në vitin 2024 u ndalën në çerekfinalet e Europianit, të mposhtur në penallti nga Franca, ndërsa qershorin e kaluar fitoi me luzitanët Ligën e Kombeve, duke mposhtur sërish në penallti Spanjën.

Martinez është tashmë i specializuar në trajnim kombetaresh, pasi para se të zgjidhej nga Portugalia, ishte për më shumë se gjashtë vjet trajner i Belgjikës, të cilën e udhëhoqi në vendin e katërt në Botërorin 2018.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top