Hailey Bieber ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një fotosesion provokues për fushatën e Victoria’s Secret për Ditën e Shën Valentinit. Modelja 29-vjeçare shfaqi barkun e tonifikuar teksa pozonte me të brendshme të kuqe, duke provuar një herë e mirë se nuk është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin Justin Bieber. Çifti tashmë është prindër i djalit Jack Blues, 14 muajsh.
Megjithëse kanë qarkulluar zëra për një shtatzëni të mundshme, Hailey ka thënë herë pas here se do t’i bëjë fansat të dinë vetë kur të ndodhë, pa mbajtur asgjë sekret.
Vitet e fundit, ajo ka treguar për Vogue se dëshiron të zgjerojë familjen në të ardhmen, pa dhënë detaje për kohën.
Fushata e Victoria’s Secret, e titulluar “A Very VS Valentine’s” e përshkruan Hailey-n si “mbretëreshën e zemrës” për këtë sezon.
Përtej fotosesionit, Hailey foli edhe për përvojën e saj si nënë. Ajo tregoi për GQ se përpiqet t’i veshë djalin me rroba të thjeshta dhe të rehatshme, duke shmangur printimet dhe detajet e tepërta, dhe se Justin gjithashtu ka stilin e tij të veçantë për Jack.






