Hailey Bieber: “Jam e lodhur nga situata me Selena-n

Hailey Bieber ka reaguar ndaj spekulimeve për ndonjë konflikt me Selena Gomez.

Në një intervistë të fundit për numrin e “Innovators” të WSJ. Magazine, botuar të martën, më 14 tetor, themeluesja 28-vjeçare e Rhode Beauty u shpreh se nuk ka pasur asnjë lidhje me thashethemet për ndonjë dramë mes saj dhe  Gomez.

Është gjithmonë e bezdisshme kur të vënë përballë me njerëz të tjerë. Unë nuk e kam kërkuar këtë,” tha Hailey.

Intervista e saj u zhvillua vetëm pak orë para se Rhode të niste zyrtarisht bashkëpunimin me Sephora – të njëjtën rrjet ku shitet edhe Rare Beauty e Selena Gomez.

Selena, e cila u martua me producentin Benny Blanco më 27 shtator 2025, ka qenë në një marrëdhënie të njohur publike me Justin Bieber që nga viti 2011.

Ndërkohë, Hailey dhe Justin janë bashkë që nga fundi i vitit 2015 dhe tashmë janë prindër të një djali të quajtur Jack Blues, lindur në gusht 2024.

“Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar një histori në mendjen e tyre, nuk është detyra jote ta ndryshosh atë,” u shpreh Hailey në intervistë.

Edhe pse thashethemet për xhelozi dhe përçarje mes dy femrave kanë qarkulluar për vite me radhë, ato kanë tentuar disa herë të tregojnë publikisht se nuk ka asnjë konflikt mes tyre.

Në tetor 2022, Selena dhe Hailey pozuan bashkë për një foto në Galanë Vjetore të Muzeut të Kinemasë në Los Anxhelos – një moment që fansat e interpretuan si shenjë paqeje.

Por Hailey ka qenë e drejtpërdrejtë ndaj kritikëve dhe teorive të fansave: “Këto spekulime janë të neveritshme, të rrezikshme dhe krejtësisht të pavërteta,” tha ajo në një intervistë për The Circuit të Bloomberg në qershor 2023.

“E kam urryer që në fillim dhe kjo vjen nga të qenit e keqkuptuar. Herë pas here them se nuk ka asnjë problem, dhe prapë njerëzit sillen kështu – për një burrë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top