Hailey Bieber është shtatzënë?

Hailey Bieber ka nxitur së fundmi aludimet se është shtatzënë me fëmijën e Justin Bieber gjatë një daljeje të fundit në Hawaii.

Modelja u pa duke drekuar me bashkëshortin e saj Justin teksa kishte veshur një veshje casual që i rrinte lirshëm. Në TikTok të një përdoruesi, fansat besuan se themeluesja e Rhode Skin dukej shtatzënë ndhe dhanë mendimet e tyre në komente.

“Baby Bieber para 2024”, spekuloi një person. “Ajo dukej sikur ishte shtatzënë me fustanin e lirshëm dhe ndoshta nuk është, dua të them se do të doja të ishte”, tha një i dytë. “Fëmija po vjen,” shtoi një i tretë. Një tjetër video tregonte një fanse që i afrohej çiftit pasi mbaruan drekën, ku fansat edhe një herë besuan se modelja dukej shtatzënë. “Ajo është shtatzënë,” tha një person, ndërsa një i dytë shtoi, “Po Hailey është shtatzënë omg.”

Gjatë muajve të fundit, thashethemet kanë qarkulluar se çifti i famshëm mund të jetë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërsa disa nga lëvizjet e fundit të Hailey kanë bërë fansat të pyesin nëse ajo dhe Justin po zgjerojnë familjen e tyre, burime të tjera kanë pohuar se të dy kanë pasur vështirësi në martesën e tyre kohët e fundit.

“Ata po bëjnë më të mirën për t’i bërë gjërat të funksionojnë dhe të jenë mbështetës për njëri-tjetrin. Ata janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që duhet për t’i bërë gjërat më mirë”, u shpreh një burim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top