Habit Taulant Balla, tani fillon vetëpastrimi i policisë

Taulan Balla sillet sikur nuk ka jetuar në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit. Ministri i brendëshëm ka dalë sot parë derës së kryeministrisë, për të folur me gazetarët dhe ka deklaruar se prej tani fillon vetëpastrimi i policisë. Ai përmendi se ka vetëm 40 ditë në detyrë ndërkohë që partia ku ai bën pjesë e drejton prej tre mandatesh rendin.

Edhe më qesharak ishte fakti se Balla foli për dëshmorë mes policëve që shkaktosheshin nga shefat që dekonspiropnin operacionet në vitin 2009. Prej atëhere kanë rrjedhur 14 vjet dhe ndonëse policia ka pak a shumë të njëjtët drejtues Ballës ende i ka mbetur ora tek qeverisja e Saliut. Po nëse vetëpastrimi nga ata që tradhëtojnë uniformën fillon tani, pse duhet besuar Balla kur kjo nuk qenka bërë për një dekadë me radhë?

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top