Habia e “referendumit” /Berisha më pak vota se Basha

Ndonëse një proces pa garë dhe pa komisionere kundërshtarë që të kontrollojnë, zgjedhjet në PD shënuar një cudi. Nëse sadopak rezultatet mund të merren për bazë, Sali Berisha nuk arriti të marrë as aq vota sa Basha.

Ai mblodhi votën pro të 37 mijë e 341 anëtarëve, ose rreth 95% të votave. Nga 51 737 anëtarë të PD, vetëm 39 441 prej tyre morën pjesë në garë. Nga votat e numëruara, 38 mijë e 902 rezultuan të vlefshme, ndërsa 1055 anëtarë votuan kundër Berishës dhe 506 abstenuan.
Të vetmet shifra zyrtare mbi anëtarësinë i përkisnin 2021-shit kur partia drejtohej nga Lulzim Basha dhe asokohe numri i anëtarëve ishte rreth 75 mijë. Në këtë referendum“ Berisha është 17 mijë vota minus nga votat e Lulzim Bashës në zgjedhjet e verës 2017-ën dhe thuajse e njëjta shifër që Basha mori në 2021-shin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top