Gundogan e telefonata me teknikun Guardiola: “Një nga më të vështirat që duheshin bërë”

Pasi u ngjit më në fund në çatinë e Europës si kapiten i Manchester City, Ilkay Gundogan i tha lamtumirë klubit anglez. Mesfushori nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Barcelonën. Pas 303 paraqitjeve, 60 golave dhe një numri të pafund asistesh, cikli i gjermanit me Citizens përfundoi. Objektivat u arritën të gjitha dhe ishte koha që ai të provonte një aventurë të re. Megjithatë, nuk është aspak e lehtë t’i thuash lamtumirë ish-klubit dhe trajnerit, që e kërkoi me aq ngulm në Premier League. Vetë lojtari e ka pranuar për Daily Mail sikletin për të njoftuar teknikun Pep Guardiola.

TELEFONATA MES GUNDOGAN E TEKNIKUT GUARDIOLA
Gundogan i tha gazetës britanike disa histori mbi ditët e trazuara të lëvizjes së tij në Barcelonë. Mbi të gjitha telefonata me trajnerin Guardiola, ku mesfushori e informoi për marrëveshjen e arritur me blaugranat: “Ishte një nga telefonatat më të vështira që duhej të bëja. Gjithçka që mund të bëja ishte të thosha faleminderit. Jo vetëm për këtë sezon dhe për të gjithë trofetë, por që më mori në Manchester”, ka deklaruar ish-mesfushori i Borussia Dortmund.

 

“Nuk do ta harroj kurrë kur dëmtova gjurin në fund të sezonit me Borussia Dortmund dhe duhej të bëja një operacion – vazhdoi Gundogan –. Kisha frikë se City nuk më donte më. Pep më telefonoi dhe më tha se do të prisnin pa marrë parasysh sa kohë do të merrte rikuperimi. Ndoshta ai shpresonte se do të largoheshim së bashku ashtu siç erdhëm, por e di që ai e kupton vendimin tim. Jam i sigurt se fakti që shkoj në klubin e tij më ndihmon”.

Një deklaratë vlerësimi dhe një falenderim i madh për trajnerin që më së miri diti të shfrytëzojë aftësitë e tij të pafundme teknike dhe taktike.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top