Guardiola ngacmon ‘plagën’ e Inter për finalen e Champions: “E fituam falë Lukakut”

Pas eliminimit tronditës nga Champions League nga Real Madrid me penallti, te Manchester City të gjithë sytë janë drejtuar nga Premier League dhe FA Cup. Objektivi është të sjellë në shtëpi dy trofetë kombëtarë dhe për të fituar do të duhet të kapërcejë sot Chelsea në gjysmëfinalen e Wembley. “Pas ndeshjes kundër Real i falënderova lojtarët e mi – tha tekniku Pep Guardiola -. Ne ishim vetvetja më shumë se kurrë, por nuk mjaftoi. Për mua gjëja më e vështirë nuk është ngritja e trofeut, por të jem atje për 6-7 vite rresht, duke luftuar për të fituar diçka. Kjo është gjëja më e vështirë”.

Lexo më tej: Video/ Manchester City në çatinë e Europës: Rodri ‘vret’ ëndërrën e Inter, e ndalur në traversë

Pep Guardiola, i nxehtë në këtë temë para mediave, solli edhe finalen e fituar ndaj Inter në qershorin e kaluar falë golit të Rodri: “Ne humbëm ndeshjen e fundit kundër Real, pasi u treguam shumë të aftë – shpjegoi ai -. Ndërsa me zikaltrit ne fituam Champions League me Lukaku, që nga tre metra, e përsëris tre metra nga vija e portës, i vetëm, goditi drejtpërsëdrejti Ederson, portierin tonë. Atëherë të gjithë thanë se City ishte i mirë, ndërsa me Real kemi bërë akoma më mirë pa mundur të shënojmë. Detajet kanë rëndësi, kështu është në futboll dhe duhet pranuar”.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1670845894323732480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670845894323732480%7Ctwgr%5E81355134d2d09f99634a0e60def8a497e5688f5c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F20%2Fguardiola-ngacmon-plagen-e-inter-per-finalen-e-champions-e-fituam-fale-lukakut%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top