Guardiola, Haaland City, asnjë problem për Zhang: “Nuk kemi frikë, nuk është një ëndërr e pamundur”

“Asnjë frikë nga Manchester City, ne kemi cilësitë për t’i mundur ata. Champions League nuk është një ëndërr e pamundur”. Në prag të ndeshjes më të rëndësishme dhe prestigjioze të karrierës së tij si president i Inter, Steven Zhang bën bilancin e tij. Numri 1 zikaltër e sheh të ardhmen me optimizëm dhe mbi të gjitha sheh njësoj edhe finalen e Stambollit: “Unë e respektoj thellësisht City, një skuadër madhështore”, deklaroi ai. Në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, Zhang analizoi: “Ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më i lartë niveli i kundërshtarit, aq më mirë jemi sjellë ne. Inter jep shumë me skuadra të forta. Kundër atyre më pak konkurruese herë pas here kemi humbur pikë”.

AS NË ËNDËRRA…
“Kam menduar shumë herë në mendjen time se si do të ishte të fitoja një Champions League. Por edhe vetëm të ëndërroja për ta fituar më dukej e pamundur… Tani që jemi në finale, megjithatë, të gjithë ne në klub, kemi një dëshirë të pabesueshme për ta provuar. E jemi të bashkuar. Siç tha ai Inzaghi: ne nuk kemi frikë. Ka vetëm një emocion të madh në pritje të luajmë këtë ndeshje. Ne besojmë”.

Presidenti garanton se nuk ka përgatitur asnjë fjalim motivues: “Nuk ka nevojë. Rezultatet e muajit të kaluar kanë ndihmuar për të rritur bindjen dhe energjinë. Të gjithë te Inter janë të fokusuar në këtë ngjarje. E ne duam ta shijojmë në maksimum”.

NGA ‘ZHANG IK’, TE FINALJA E CHAMPIONS
Në fillim të sezonit, në selinë zikaltër shfaqej pankarta ‘Zhang largohu’. A është finalja një revansh? “Jo. Para së gjithash, duhet thënë se protestuesit ishin vërtet një grup shumë i vogël. E më pas futbolli, si jeta, ka ulje-ngritjet e tij. Ka faza problemesh dhe faza gëzimi. Është pjesë e lojës. Puna e një presidenti ose një CEO është e ngjashme me atë të një trajneri. Shpesh je vetëm dhe duhet pranuar”.

 

Në lidhje me trajnerët, merita e madhe i takon Simone Inzaghi: “Nëse Conte ishte më i “vështiri”, Simone është më i thjeshti (i epokës së tij, red). Ai ka aftësi të mëdha administrimi e zotëron një qetësi Olimpike. Kur e takoj para ndeshjeve unë jam më i tensionuar se ai. Inzaghi ishte një bekim për mua. E ai është njeriu i finales së Champions. Shpesh pyetet se kush është trajneri më i mirë apo gjeniali. Mendoj se këto janë pyetjet e gabuara. Çdo klub ka një histori të ndryshme. Puna e një trajneri varet nga faza që po përjeton klubi, nga lojtarët në dispozicion, nga shumë gjëra. Futbolli nuk është një shkencë ekzakte”. Por tifozët zikaltër mund të qendrojnë të qetë: “Deri sa të jem unë, do të jetë një Inter stabël e kompetitivë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top