Guardiola fatalist në Champions: “Nëse City nuk kalon, do të thotë që nuk e meriton”

Manchester City përjetoi një makth me sy hapur në “Parc des Princes” dhe tani rrezikon eliminimin nga Champions League. Tingëllon e çuditshme ta thuash, por aktualisht anglezët ndodhen në vendin e 25-të në renditje, domethënë janë të parët mes ekipeve të eliminuara: do të ishte një lajm tronditës, megjithatë ekziston ende një shpresë për të kaluar në playoff dhe gjithçka varet nga ndeshja e fundit kundër Brugge. Pas humbjes ndaj PSG-së, Pep Guardiola u shfaq mjaft i tronditur në konferencën për shtyp, pothuajse i dorëzuar përballë një fati që mund të jetë shumë i ashpër për skuadrën e tij. City kishte arritur të kalonte në avantazh 2-0, por më pas shpërdoroi gjithçka në mënyrë katastrofike, duke pësuar një humbje të rëndë 4-2, e cila dëshmon se kriza ende nuk ka përfunduar.

Guardiola hedh peshqirin
Nuk ka shumë llogari për të bërë: për të siguruar kualifikimin në playoff, Manchester City duhet të fitojë kundër Brugge dhe të shpresojë për një mrekulli. Një situatë paradoksale për një skuadër që vetëm dy vite më parë fitoi tripletën dhe që çdo vit sjell në radhët e saj lojtarët më të mirë në botë. E megjithatë, tabela e klasifikimit tregon se anglezët janë një hap larg eliminimit, dhe Guardiola e pranon me fatalizëm këtë realitet: “Kemi një mundësi të fundit kundër Brugge. Nëse nuk ia dalim, do të thotë që nuk e meritojmë.” Një deklaratë që sigurisht i dëshpëron tifozët, të cilët po përjetojnë një makth të papritur.

Në tre nga katër ndeshjet e fundit evropiane, City është barazuar pasi ka kaluar në avantazh, një statistikë tronditëse. Dhe pikërisht përballjet e mëdha janë pika e dobët e skuadrës këtë sezon, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Guardiola është i sinqertë dhe e pranon këtë situatë paradoksale: “Kemi vuajtur dhe ata ishin më të mirë, me një intensitet më të madh në duele. Në skenat e mëdha, përballë skuadrave të mëdha, kemi vështirësi. Duhet ta pranojmë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top