Fansat e Manchester Cityt kanë marr një super lajm.
Këtë e ka kumtuar trajneri i tyre Pep Guardiola, i cili ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë trajner i Cityt edhe sezonin e ardhshëm.
“Unë kam një kontratë dhe dua të jem këtu në Man City sezonin e ardhshëm, sigurisht! Unë do të qëndroj këtu në City, po ose po”, ka thënë Guradiola.
Spanjolli do të jetë në krye të Citizens deri në qershor të vitit 2025.
Guardiola erdhi tek ekipi anglez pas një aventure të suksesshme tek Bayer Munich.
Ai synon që sot ta fitojë titullin e katërt radhazi në Premierligë, ku Manchester City me një fitore ndaj West Hamit do të shpallet kampion i Anglisë.