Grushti në Kuvend/ Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i PD Bledion Nallbati është paraqitur sot në SPAK, në lidhje me incidentin e regjistruar në seancën e së hënës së kaluar ku ai goditi kolegun e tij Vullnet Sina.

Nallbati pritet të japë shpjegime për përplasjen me deputetin e PS, në seancën e 30 tetorit.

Sakaq Sina ka qenë ditën e premte në SPAK, ku ka dhënë edhe shpjegimet e tij. Rikujtojmë se si PS dhe PD kanë kallëzuar njëra tjerën, në lidhje me përplasjen fizike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top