Grushti ndaj Sané i kushton 300 mijë euro Mané: Bayern vendos penalizimin rekord dhe i bën daljen në verë

Bayern Munich i ka vendosur Sadio Mané një gjobë rekord, si dhe e përjashtoi atë nga ndeshja e Bundesligës kundër Hoffenheim. Klubi bavarez nuk do të ndalet vetëm me kaq, sepse do të bëjë gjithçka për ta shitur senegalezin në verë. Të gjitha këto masa u morën, pasi Mané goditi me grusht shokun e skuadrës Leroy Sané. Dy lojtarët u konfliktuan javën e kaluar në dhomat e zhveshjes pas humbjes 3-0 nga Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Sipas raportimeve të Sky Sports Germany, gjoba e vendosur ndaj sulmuesit senegalez i kalon 300 mijë euro.

Tuchel njoftoi se Mané do të jetë sërish në dispozicion për të mërkurën, kur Bayern të tentojë rikthimin e bujshëm kundër skuadrës së Guardiolës. Por aktivizimi i tij nga 1′ duket se është i përjashtuar. Aventura e tij në Bavari rrezikon të zgjasë vetëm një sezon (të trazuar), duke qenë se Bayern do të bëjë gjithçka për ta shitur verën e ardhshme.

 

Sherri me Sané, në fakt ka lënë një frakturë të pashërueshme brenda dhomave të zhveshjes. Por pas lamtumirës së mundshme qëndron edhe një motiv taktik, duke qenë se Mané nuk do të përshtatej me sistemin e lojës së Tuchel.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top