Grupi i PD kërkon heqjen nga rendi i ditës “Statusi i Magjistratëve”: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi tha se çështja është mbartur prej shtatë vitesh dhe se për të janë dhënë tre vendime nga Gjykata Kushtetuese.

“Sot ky kuvend ka një temë të rëndësishëm sic është statusi i magjistratëve. Bëhet fjalë për një çështje që është mbartur për 7 vite. Ka tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, ky që marrin sot është vendimi i tretë. Dy vendimet e shkuara mazhoranca juaj i ka shkelur vendimet e GJK. Është fakt që konsultimi nuk ka qene efektiv”, deklaroi Bardhi. Bardhi pretendoi gjithashtu se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë janë thirrur për konsultim në një kohë shumë të shkurtër. Kreu i Grupit Parlamentar te PD, kritikoi mazhorancën për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje ndër vite.

“Gjatë kohës kur diskutonim ne komisionet parlamentare ne na kane ardhur opinionet e shoqatat e gjyqtareve dhe institucioneve drejtuese të drejtësisë.Drejtuesit e këtyre organeve të drejtësisë janë thirrur në një kohë brenda 30 minutash për të diskutuar. Kuvendi vendoset para përgjegjësisë për ta tërhequr nga rendi i ditës këtë projektligj pasi rrezikohet që ju të shkelni kushtetutën. Të marrim kohën për të diskutuar me shoqatat e magjistratëve Është e paimagjinueshme që sistemi i drejtësisë të jetë nën presionin e mazhorancës për 7 vite. Ne nuk mund të tallemi me trajtimin financiar të gjyqtareve nëse duam që ata të jenë të pavarur”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top