Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ishte përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh.

Gjatë fjalës së tij për media Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera. Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top