Gruaja e tij akuzohet për korrupsion, kryeministri spanjoll pezullon detyrat publike: Do flas të hënën

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha të mërkurën se do të pezullojë detyrat publike deri javën e ardhshme për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të udhëheqë qeverinë pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij.

“Më duhet të ndaloj dhe të mendoj”, tha Sanchez.

“Kam nevojë urgjente për një përgjigje në pyetjen nëse ia vlen, nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder,” shkroi ai në X.

Ai tha se do të dalë para mediave të hënën për të shpallur vendimin e tij. Njoftimi tronditës erdhi pasi një gjykatë spanjolle tha më herët të mërkurën se po fillonte një hetim paraprak nëse gruaja e Sanchez, Begona Gomez, kreu një krim të shitjes së ndikimit dhe korrupsionit në biznes në marrëdhëniet e saj private. Sanchez tha se serioziteti i sulmeve që ai dhe gruaja e tij po merrnin meritonin një përgjigje të matur.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top