Grisja e flamurit shqiptar në Kosovë – një akt i turpshëm i spiunëve të Beogradit

Grisja e flamurit shqiptar në Kosovë – një akt i turpshëm i spiunëve të Beogradit
Flamur Bucpapaj

“Ai që nuk respekton simbolet e gjakut, nuk ka as rrënjë, as të ardhme

Dje, në një akt të ulët dhe të qëllimshëm, u gris flamuri shqiptar në Kosovë. Ky nuk ishte një veprim i rastësishëm, por një provokim i pastër i organizuar nga elementë të lidhur me Beogradin, që kanë për synim përçarjen kombëtare dhe nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve.

Në Kosovë veprojnë ende individë të infiltruar, një pakicë e zhurmshme serbofilësh që nuk ndiejnë asgjë për gjakun që u derdh për liri. Ata urrejnë Shqipërinë dhe identitetin shqiptar dhe promovojnë një ide artificiale të ashtuquajtur “komb kosovar”, që s’ka as histori, as rrënjë, as shpirt. Këta janë mbeturinat e një kohe që nuk kthehet më – janë spiunë dhe përçarës në shërbim të interesave të huaja, jo të popullit të Kosovës.

Flamuri kuqezi është flamuri i gjakut të derdhur, i gjyshërve tanë të pushkës dhe të penës. Është ai që u ngrit në Koshare, në Prekaz, në Krujë e në Vlorë. Të grisësh këtë flamur do të thotë të përbuzësh gjithë sakrificën për lirinë e Kosovës. Ne nuk do ta lejojmë këtë!

Ne duam një Kosovë të lirë, një shtet të pavarur, të njohur ndërkombëtarisht, që ecën me kokën lart drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por nuk do të lejojmë që në emër të “shtetformimit” të fshihet kombi shqiptar. Askush nuk mund ta ndajë Kosovën nga Shqipëria në shpirt, në gjuhë, në gjak.

Një komb kemi qenë dhe një do të mbetemi, përtej çdo kufiri që na kanë ndarë.

Institucionet duhet të veprojnë me vendosmëri. Ky akt nuk është thjesht një fyerje – është tradhti! Tradhti ndaj kujtesës historike dhe ndaj gjithë atyre që kanë luftuar për këtë tokë. Autori (apo autorët) duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Jo për të urrejtur të tjerët, por për të mos lejuar që ndonjë bir tradhtie të përdhosë atë që është e shenjtë për ne.

Shumë shpejt, flamuri kuqezi nuk do të jetë vetëm simbol i një kombi – por flamur i dy shteteve shqiptare.
Historia po ecën drejt bashkimit, jo ndarjes. Gjuha është e njëjtë, gjaku i përbashkët dhe sakrificat janë të njëjta. Askush nuk mund të ndalë atë që është e natyrshme dhe e drejtë: një komb, dy shtete, një flamur.

Dhe ushtaria kuq e zi nuk shkatërrohet, nuk errësohet; ajo qëndron krenare, e bashkuar dhe e pathyeshme, për mbrojtjen e çdo cepi të trojeve tona.

Flamuri shqiptar nuk griset. Ai valëvitet përjetësisht.

Kush nuk kujton të kaluarën, është i dënuar ta përsërisë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top