Greva e doganierëve grekë/ Vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare

Si pasojë e protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë, në 4 pikat: Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë. Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe shërbimet taksi.

E thënë ndryshe, nëse mjetet apo kamionët nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas, nuk do lejohen që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top