Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

Dega Doganore Kakavijë njofton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërpritet përkohësisht ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare) do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga pika kufitare. Gjatë këtij intervali, të gjitha automjetet do të kenë të bllokuar lëvizjen për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.

Dogana Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit 07:00–11:00 të së hënës. Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë këtij intervali për të shmangur vonesat dhe pritjet në kufi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top