Greqia është goditur brenda pak orësh nga tre tërmete. Mëngjesin e sotëm vendi fqinj u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos. Ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra.
Tërmeti me magnitudë 4.8 Rihter ishte i treti në radhë që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë, sipas mediave greke. Ndërkohë nuk bëhet ende me dije për dëme materiale apo të dëmtuar.