Greqia në kërkim të indianëve, s’ka më punëtorë nga Shqipëria

Greqia është në një nevojë të vazhdueshme për krah pune pas largimit të një numri të madh shqiptarësh duke bërë që qeveria të shohë mundësi të tjera në vendet e lindjes.

Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të kryeministrit Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Indi ishte edhe ajo për emigrantët, ku indianëve do t’u mundësohet që të punojnë në mënyrë periodike në Greqi.

Marrëveshja u nënshkrua dje dhe do të hyjë në fuqi sipas parashikimeve në prill të këtij viti, gjë që do t’u mundësojë indianëve të nisin ardhjen për punë sezonale gjatë verës në Greqi, kur edhe është kulmi i sezonit turistik.

Gjatë viteve të fundit Greqia ka patur mjaft probleme për shkak të mungesës së emigrantëve shqiptarë, të cilët janë larguar për në Gjermani ose Angli duke lënë bosh mijëra vende pune në shtetin grek.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e zgjidhjes për indianët pasi vendet janë shumë larg dhe askujt nuk ia leverdis të vijëpër një kohë të shkurtër për punë dhe të kthehet në Indi sipas Protothema.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top