Greqia në alarm/ Dhjetëra lëkundje sizmike godasin Santorinin

Ishulli grek Santorini ndodhte në një situatë paniku, për shkak të tërmeteve. Autoritetet greke kanë njoftuar se si pasjë e lëkundjeve sizmike duhet të mbyllin shkollat, duke nisur që nga dita e hënë si dhe të shmangin grumbullimet e brendshme.

Ditën e shtunë dhe diel por edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme me magnitudë mbi 4.5, ballë në zonën midis ishullit të Santorinit dhe Amorgos. Sipas Ministrisë Civile, aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik, ndërsa kanë propozuar të merren masa paraprake.

Sakaq shumë qytetarë ta panikosur kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë kaluar natën në çadra kampingu në fusha sporti të hapura. Ndërkohë shumë turistë po lënë vendin, duke prerë bileta kthimi me urgjencë. Sakaq mediav fqinje bëjnë me dije se si masë paraprake në ishullin e Santorinit ka shkuar një ekip i Njësisë Speciale të Reagimit ndaj Fatkeqësive natyrore me një qen shpëtimi, 2 ekipe të Njësisë së Parë të Operacioneve Speciale Pyjore si dhe një ekip i operatorëve të dronëve, të cilët janë vendosur në çadrat e qendrës sportive të ishullit. Bashkia ka njoftuar gjithashtu edhe pikat e grumbullimit në të cilat njerëzit do të vijnë në rast emergjence.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top