Greqi/ Rrezikohen nga zjarret banorët në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa

Emergjencat Civile në Greqi kanë paralajmëruar për rrezik shumë të lartë edhe gjatë ditës së sotme, për shkak të temperaturave ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Temperaturat përvëluese po ndjehen shumë edhe në Greqi. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit.

Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa.

Autoritetet kanë dërguar SMS në telefonat e banorëve të këtyre zonave, duke i vënë në dijeni për situatën e rrezikshme dhe u kërkojnë të evakuohen.

Forca të shumta zjarrfikësish veprojnë nga terreni, ndërsa avionë dhe helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të neutralizuar zjarret.

Flakët po favorizohen edhe nga era e fortë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top