Greqi – Karrige e grushta kokës, dhunohet brutalisht reperi i njohur shqiptar/ VIDEO

Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy është dhunuar fizikisht nga persona të maskuar, teksa ai performonte live në rrjetin social Tik Tok nga një sallon flokësh. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton.

Dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili bie në tokë dhe tenton të mbrohet.

Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë. Kjo pasi sapo agresorët largohen Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët.

Dhunoi gruan teksa flinte, arrestohet shqiptari në Itali – DETAJE
I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë
Kujtojmë se reperi me origjinë nga Berati është i njohur në Shqipëri për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren kosovare Rina Balaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top