Grenell vijon sulmet ndaj Kurtit: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë, lideri i parë që dënohet njëzëri nga demokratët dhe republikanët

Ish-emisari i posaçën amerikan, Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilit i tha se “je lideri i parë që dënohesh njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu Grenell u shpreh se Kurti “ka rrënuar lidhjen e fortë ShBA-Kosovë”.

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët”, ka shkruar ai.

Por, Grenell nuk u ndal vetëm më kaq. Ai e quajti “problem” edhe heshtjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, heshtje kjo që Grenell duket se e lexon si miratim.

“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top