Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet financimi për Gjykatën Speciale me seli në Hagë.
Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj këtij institucioni, duke e cilësuar atë si “totalisht të korruptuar” dhe duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të njëjtin reagim, Grenell ka kritikuar edhe Prokurorin Special Jack Smith, i cili në kohën kur ishte pjesë e Dhomave të Specializuara kishte lëshuar urdhër-arrestin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” shkruan Grenell.