Granit Xhaka zyrtarizohet te Sunderland, blerja më e rëndësishme e verës për klubin anglez

Granit Xhaka ka vendosur të rikthehet në Premier League pas 2 vitesh aventurë te Bayer Leverkusen.

Ai bëri transferimin e tij te skuadra e sapongritur në elitën e futbollit anglez, Sunderland.

Kjo do të jetë skuadra e tij e dytë në Angli, pasi që më parë kishte qenë pjesë e Arsenalit në periudhën 2016-2023.

“Macet e Zeza” kanë paguar rreth 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin.

Xhaka, në 2 vitet e tij te Leverkuseni bëri 99 paraqitje ku kishte shënuar 6 gola dhe 9 asistime, ku fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe kishte qenë në top 20-shen e “Topit të Artë 2024”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top