Grabiti pikën e këmbimit valutor, zbardhet dëshmia e Luan Maçit

Dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Tiranë ditën e djeshme është zbardhur. Para policisë, Maçi ka deklaruar se grabitjen kishte planifikuar që ta bënte më para, por e shtyu pas tentativës për grabitjen e FiBank.

Për shkaqët që e çuan në këtë veprim, Maçi u shpreh se ishte i detyruar që të bënte grabitjen pasi ka shumë borxhe dhe nënën në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara. Por, pas grabitje me armë të bankës në zonën e ish-Parkut u frikësove dhe mendova ta shtyja planin për më vonë. Isha i detyruar sepse kam shumë borxhe dhe kam nënën sëmurë, në gjendje shumë të rëndë”, ka deklaruar Maçi.

Si ndodhi grabitja?

42 vjeçari hyri në pikën e këmbimit valutor brenda një qendre tregtare me kapuç në kokë, doreza plastike blu në duar dhe i veshur me tuta të errëta. Sapo hyri në biznes, ai nisi të godasë me shkelma ndarjen prej xhami ku ndodhej shitësja. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar asaj paratë.

Punonjësja, e frikësuar, i ka dhënë kartëmonedhat duke i kaluar nëpërmjet hapësirës së vogël në banak. Sipas policisë autori ka vjedhur rreth 3 milionë lekë. Gjithashu, ai ka tentuar të shkelmojë derën pas së cilës ndodhej punonjësja, por nuk ka arritur, ndërsa më pas ka marrë paratë me nxitim dhe është larguar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top