‘Good riddance’: Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA

Donald Trump dëshiron që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit të fillojë fushatën më të madhe të deportimit të migrantëve ilegalë. Ekspertët paralajmërojnë nga rreziqet dhe kostot e larta.

“Ne duhet të fillojmë me kriminelët e pastaj kalojmë tek të tjerët.” Në intervistën e tij të parë televizive pas fitores së zgjedhjeve, presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, tha në NBC News se premtimi i tij gjatë fushatëspër të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm nuk është vetëm fjalë boshe. “Duhet të bëhet, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë”, tha Trump. Që në ditën e parë të presidencës së tij, ai dëshiron të nisë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së.

“Do të ketë deportime masive”

Njeriu që duhet të kujdeset për këtë është Thomas Homan. Trump emëroi ish-kreun e agjencisë amerikane të mbrojtjes së kufijve ICE, të njohur për gjuhën e tij të ashpër, si përgjigjës për këtë çështje. Ai e bëri të qartë gjatë një vizite në kufirin e Teksasit në fund të nëntorit: “Do të ketë deportime masive”. Homan theksoi po ashtu se realizimi mund të fillojë pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar.

Ai tha se planet tashmë kanë filluar dhe shtoi se qëllimi është të garantojë sigurinë më të mirë të mundshme për SHBA-në. “Ne do të përfundojmë punën e Trump”, tha Homan.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top