Gonzato: SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Gonzato u shpreh se SPAK është një element i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe që bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Ai më tej u shpreh se krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç.

Ambasadori theksoi se SPAK është përballur me një shtet që ka luftuar me një kulm mosndëshkueshmërie dhe me politikën që ka ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Gonzato theksoi se BE e ka mbështetur SPAK që ditën e parë dhe se do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit.

Gonzato theksoi se nuk duhet të flihet mbi dafina dhe se rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ai shtoi se SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Sipas tij është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë.

“Kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, 5 vjetori i SPAK. Një javë që ka nisur me çeljen e negociatave të grupkapitullit, samiti BE-Ballkani Perëndimor, sot festojmë këtë element ka të rëndësishëm të reformës në drejtësi që e bëri të mundur fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE. Krijimi i një institucioni të fortë e të pavarur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar ka qenë element kyç. Shumë prej jush keni qenë që prej fillimeve, hapat e para që ka bërë SPAK në 2019. Jemi përballur me një shtet që ka luftuar me një kul mosndëshkueshmërie dhe një histori që politika ka me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një strukture solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit. Kanë ndihmuar për të goditur organizatat kriminale në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri vetëm në pak vite. Janë qytetarët shqiptarë që besojnë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri, kjo është dëshmi e punës suaj të fortë.

Duhet t’i hedhim sytë edhe drejt së ardhmes, nuk duhet të flemë mbi dafina, rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do vazhdojë të mbështetet te kapaciteti dhe puna që do bëjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke sekuestruar e konfiskuar këto pasuri që janë vënë në formë të paligjshme.

Emërimi i kohëve të fundit i zv.drejtorit të BKH, jo vetëm që përmbush ligjin por hap rrugë për krijimin e policisë gjyqësore që do ndihmojë hetuesit. Së dyti rritja e efikasitetit në hetimet financiare është aspekt i rëndësishëm duke përfshirë bashkëpunimin me sektorin provat, bankat.

SPAK nuk është dhe s’duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Është e rëndësishme që SPAK të fokusohet te burimet dhe të shtjellojë më të tej instrumentet e sofistikuar për të luftuar këto çështje në nivel të lartë. Ky përforcim i punës që duhet bëtë do risjellë më shumë besimin e publikut tek sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla duhet të jetë përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë,” u shpreh Gonzato.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top