Gonxhja: Aftësia e kufizuar, jo pengesë në tregun e punës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale historinë e Xhuljas.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale historinë e Xhuljas.

Gonxhja bëri të ditur se Xhulja u ndihmua menjëherë dhe arriti të punësohej në profesionin e saj si juriste, përmes programeve të nxitjes së punësimit.

“Aftësia e kufizuar nuk është pengesë në tregun e punës”, deklaroi ai.

Ndiq “TiranaDiplomat.com” në Facebook

Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre viteve.

Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top