Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posacme përmbysi edhe agjendën e së premtes për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lapsi.al mëson se një takim i planifikuar prej saj me kancelarët e gjykatave të vendit nuk do të zhvillohet.
Fokusi i takimti kishte të bënte me masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Por tashmë me statusin e ri si e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, ky takim nuk pritet të mbahet. Po kështu të premten është anuluar edhe mbledhja e qeverisë.
7 orë takime në Kryeministri mes Ramës e Ballukut mbeten ende enigmatike për cfarë do të ndodhë me numrin dy të qeverisë. A do ta sfidojë më tej Rama drejtësinë e re, të cilën aq shumë e reklamon si arritje të tij, duke mos e lëshuar krahun e tij të djathtë në përballjen me akuzat?