Goditi me thikë Canin/ Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit.

I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top