Goditi me grusht Sané: Bayern mendon të zgjidhë kontratën e Mané pas rrahjes në dhomat e zhveshjes

Pas bisedës mes drejtuesve të klubit, Mané dhe Sané, Bayern Munich duket i gatshëm të ndëshkojë rëndë ish-sulmuesin e Liverpool. Sot ishte seanca e parë stërvitore e bavarezëve pas humbjes së rëndë në Mançester ndaj City të Pep Guardiolës. Por mbi të gjitha ishte seanca e parë stërvitore pasi Sadio Mané dhe Leroy Sané u grindën në dhomat e zhveshjes. Në atë sherr gjermani u godit nga një grusht i senegalezit.

 

Në orën 11 të mëngjesit të sotëm bavarezët dolën në fushë dhe dy të grindurit u vendosën në të njëjtin grup pune. Këtë e dëshmuan edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga Bayern. Paqe e kryer? Jo në të vërtetë. Para seancës stërvitore, drejtuesit dhe dy lojtarët u takuan të gjithë së bashku për të diskutuar atë që ndodhi në dhomën e zhveshjes së Mançesterit.

 

VENDIMI I KLUBIT PËR SHERRIN MANE-SANE
Nuk ka dyshim se Mané do të marrë një gjobë të madhe, por mediat gjermane spekulojnë se Bayern mund të shkojë përtej dënimit ekonomik. Klubi madje po mendon për një shkarkim të lojtarit. Bayern Munchen i ka ndëshkuar gjithmonë në mënyrë shembullore ata që shkojnë kundër ligjeve të shoqërisë. E ajo e senegalezit është një shkelje shumë e rëndë. Nëse nuk do të ketë një shkarkim apo një periudhë në tribunë, me siguri do të jetë lamtumirë në fund të sezonit. E ndihmuar kjo edhe sepse ish-lojtari i Liverpool nuk tregoi cilësitë që shiheshin në Angli. Nuk duhet harruar se situata e klubit ndryshoi pas shkarkimit të Nagelsmann dhe ardhjes së Tuchel.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top