Goditi me grusht portierin Rinaldi: përjashtohet për tre vjet babai i vëllezërve Shpendi

Goditja me grusht në përfundim të ndeshjes Cesena-Olbia ndaj portierit Filippo Rinaldi nuk mund të kalonte lehtë. E në fakt për Limanin, babain e vëllezërve Shpendi, ka ardhur dënimi. Hetuesi i Forlì-Cesena, Claudio Mastromattei, ka urdhëruar përjashtimin për tre vjet për Liman “Alex” Shpendi.

Babai i lojtarit të Cesenës, Kristian Shpendi, është dënuar pas ngjarjeve në lidhje me ndeshjen e futbollit Cesena-Olbia, e luajtur të dielën në 7 janar në Stadium Manuzzi. Limani, babai i binjakëve Kristian (Cesena) dhe Stiven (Empoli), të dy lojtarë të kombëtares U 21 të Shqipërisë, do të mund t’i shohë vetëm në TV ndeshjet e fëmijëve të tij. Atij tashmë i ndalohet hyrja në vendet ku zhvillohen ngjarje sportive për tre vjet.

 

Liman “Alex” Shpendi të dielën në fund të ndeshjes u fut në fushë duke tentuar të godasë me grusht portierin e skuadrës sarde, Filippo Rinaldi, fajtor për një ndërhyrje të ashpër ndaj djalit të tij. Rinaldi ende nuk ka bërë një denoncim zyrtar.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top