Goditet organizata kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 100 kg drogë

Një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri, kundër një organizate kriminale shqiptare, si pjesë e dy hetimeve të kryera në Antwerp, çoi në arrestimin e 17 persona ditën e djeshme. Hetimet kanë të bëjnë me aktivitetin e kësaj organizate në trafikun e lëndëve narkotike.

Njëmbëdhjetë pjestarë të dyshuar të grupit kriminal janë arrestuar në Belgjikë dhe gjashtë në vendet e tjera europian, të cilët pritet të ekstradohen në shtetin belg. Operacioni policor çoi në kapjen e 100 kg drogë (kokainë dhe amfetaminë), armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para në dorë.

Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia e Antwerp ka në shënjestër një grup trafikantësh të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës që më pas transportoheshin në vende të ndryshme me mjete të pajisura me hapësira të fshehta. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një organizatë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top