Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata liron dy aktivistët: Arrestim i paligjshëm!

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur 4 ditë më parë nga policia pas goditjes me vezë të makinës së kryeministrit Edi Rama gjatë kohës kur ai po udhëtonte për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Gjyqtari Orgent Nazaj e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy të rinjve Edison Lika, 28 vjeç dhe Albi Dema, 37 vjeç, të cilët edhe brenda kafazit të sigurisë në gjykatë nuk ndalën së përsërituri thirrjen: “Areestoni Ramën!”

E ndërsa në gjykatë po zhvillohej seanca për vlefshmërinë e masës së sigurisë, jashtë saj ishin mbledhur protestues dhe aktivistë nga Tirana e Durrësi, të cilët përsërisnin jashtë dyerve të institucionit të drejtësisë thirrjet që prej gati 6 muajsh tashmë shoqërojnë protestat e përditshme në kryeqytet.

Pas daljes nga gjykata, aktivisti Edison Lika deklaroi se është e treta herë që gjykatat i konsiderojnë arrestimet e protestuesve të paligjshme, prandaj Policia e Shtetit nuk duhet të arrestojë më protestuesit. sirnkon

 

Protestuesit Lika dhe Dema u ndaluan ditën e shtunë nga policia e Durrësit, gjatë incidentit të regjistruar në Manzë dhe u akuzuan për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top