Gjyqi në themel ndaj Erion Veliajt/ Kryebashkiaku: Nuk marr pjesë, s’më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të martë.

Përmes një deklarate të dërguar në gjykatë, Veliaj ka bërë me dije se është në dijeni të zhvillimit të seancës, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të. Veliaj argumenton gjithashtu se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që sipas tij, i garantojnë të drejtën për të marrë pjesë në seancë si një person i lirë në sallën e gjyqit.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt argumentoi se klientit të tij nuk i ishin vënë ende në dispozicion të gjitha aktet e vendosura nga gjykata dhe se dokumentacioni ishte dorëzuar vetëm rreth orës 15:30 nga sekretaria gjyqësore.

“Për të qenë të sinqertë, në orën 3:30 u njoftuam nga sekretaria gjyqësore se aktet janë dorëzuar. Zoti Veliaj duhet të ketë kohën e nevojshme për t’u njohur me to dhe për të ushtruar një mbrojtje efektive”, u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, prokurori kundërshtoi kërkesën për shtyrje, duke theksuar se aktet proceduriale në fjalë u përkasin të pandehurve të tjerë dhe episodeve të veçanta të çështjes.

“Bëhet fjalë për episode të veçanta që lidhen me persona të tjerë. Nuk shoh arsye për të shtyrë seancën”, deklaroi Dado.

Pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, gjykata vendosi të vijojë me zhvillimin e seancës, duke arsyetuar se vënia në dispozicion e akteve të kërkuara, për shkak të natyrës së tyre, nuk përbën shkak për ndërprerjen apo shtyrjen e procesit gjyqësor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top